Ora News – Vrasja në ish-bllok, vetëdorëzohet Ervin Mata, partneri i Elvana Gjatës
  • 5 years ago
#oranews #ervinmata
Pesë muaj pas ngjarjes së rëndë të ndoshur në ish bllok ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj është vetëdorëzuar në polici nga një personat e shpallur në kërkim për ngjarjen Ervin Mata i fejuari i këngëtares Elvana Gjata. Mata është akuzuar për vrasje të mbetur ne tentative dhe armëmbajtje pa leje.

Pesë muaj nga ngjarja e rëndë në ish-bllok ku pas një përplasje mes dy grupeve mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë mes të cilëve dhe Ervis Martinaj, është vetëdorëzuar në polici Ervin Mata, i dyshuar si një prej autorëve të ngjarjes, dhe njohur si fejuari i këngëtares Elvana Gjata.

Mata është vetëdorëzuar mbrëmjen e së premtes në drejtorinë e Policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria, pasi u largua nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes.

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuzua e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentative të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Por burimet thonë se në dëshminë e dhënë në polici ai ka mohuar të ketë qenë ai që ka qëlluar.

Grupi i Ervis Martinajt u përplas me armë zjarri me grupin e Ervin Matës, i cili është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Nga grupi i tij, Martinaj dhe Hato u plagosën, ndërsa Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili është ende në kërkim.

Sipas prokurorisë shkak për përplasjen mes dy grupeve ë përfundoi me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është bërë këngëtarja, e cila ishte ngacmuar nga një prej grupit të Martinajt, veprim ky që ishte parë nga Mata.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga policia edhe vetë këngëtarja, e cila ka sqaruar pozicionin e saj në ngjarje dhe ngacmimin që i ishte bërë pak minuta para ngjarjes nga viktima Fabjol Gaxha.

Lajme të tjera nga kategoria:

I arrestuari në Kakavijë, njëri nga autorët e vrasjes në Bllok

Vrasja në Bllok, Geldo Hoti qëlloi me armë, këngëtarja Gjata vetëm pretekst

Tiranë, atentat në "Bllok", një i vrarë, dy të plagosur/EMRAT

Përplasja me armë në Bllok, arrestohen 2 të plagosurit, në kërkim 3 autorët

Vrasja në Bllok, konflikti nisi për shkak të këngëtares Elvana Gjata

Vrasja në Bllok: Martinaj hesht, policia po verifikon kamerat

Identifikohet autori i vrasjes në Bllok, është efektiv i Forcave Komando

Në vrasjen me armë në Bllok u përdorën dy pistoleta, 20 të shoqëruar në polici

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-vetedorezohet-ervin-mata
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended