Ora News - Vrasja në Bllok, konflikti nisi për shkak të këngëtares Elvana Gjata
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në Tiranë. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije për Ora News se konflikti i armatosur ka ndodhur pas një debati momental.

Burimet thonë se tre personat që u qëlluan me armë kanë ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata e cila më pas është shoqëruar në komisariat.

Një veprim i tillë ka shkaktuar dhe ndezjen e debatit, ndërsa personi që ka qëlluar me armë është Merviol Bilo, një efektiv i forcave komando, ekspert në përdorimin e armëve.

Mësohet se ai i është afruar tavolinës dhe menjëherë ka nxjerrë armën duke i qëlluar.

Për pasojë ka mbetur i vrarë Fabiol Gaxha, i cili mësohet se ka qenë në kërkim prej policisë.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur 36-vjeçari Ervis Martinaj dhe 28-vjeçari Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-bllok-konflikti-nisi-shkak-te-kengetares-elvana-gjata
Recommended