Ora News - Vrasja në Bllok, shpallet në kërkim këngëtarja Elvana Gjata
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia shpall në kërkim këngëtaren Elvana Gjata.

Kjo ndodh disa ditë pas vrasjes së ndodhur në zonën e Bllokut.

Mësohet ajo është larguar nga Shqipëria pa dhënë deklarimin e saj mbi ngjarjen.

Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë.

Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabjol Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.

Prokuroria zbardh skemen e krimit

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja nga mekanizmi i përplasjes me armë të ndodhur në zonën e bllokut në Tiranë javën e kaluar. Sipas dosjes te organit të akuzës dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila ditën e ngjarjes ndodhej në një dyqan pranë lokalit "Monopol" ku ndodhi krimi.

Partneri i saj Ervin Mataj, i cili ka qenë në lokal rreth orës 18:30 ka dalë jashtë ku besohet se është takuar me këngëtaren dhe më pas është rikthyer i acaruar në lokal. Dyshohet se në këtë kohë ai ka kërkuar të bisedonte me Ervis Martinaj me pretendimin se personi që kishte ngacmuar këngëtaren ishte i njohuri, i tridhjetë e gjashtë vjecarit që më pas mbeti i plagosur me një plumbë në qafë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-bllok-shpallet-ne-kerkim-kengetarja-elvana-gjata
Recommended