Wake Up/ Planet optimiste të këngëtares Dorina Garuci përtej karantinës
  • 4 years ago
Dorina Garuci është një ndër zërat më të bukur dhe më potencialë që na përfaqëson denjësisht në skena të ndryshme të botës. Prej rreth 10 vitesh ajo jeton në Vjenë dhe është e përkushtuar në zhanrin e musical ku e ka gjetur veten më së miri. Vitet e fundit ajo është e angazhuar në skena të rëndësishme kryesisht në Austri dhe në Gjermani por jo vetëm. Përpara se Austria të hynte në izolim, ajo ishte duke interpretuar në shfaqjen "West Side Story" e cila u ndërpre. Këto ditë duket sikur njerëzit kanë fituar lirinë e tyre për të dalë në Austri, pasi masat janë lehtësuar shumë. Akoma rekomandohet puna nga shtëpia dhe ndërkohë restorantet dhe kafenetë do të hapen nga data 15 maj. Por puna për artistët mbetet një sfidë pasi ata kanë kontakt të drejtpërdrejt me publikun, sikurse është edhe Dorina.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended