Wake Up/ Bum kërkesash për kirurgji plastike pas karantinës

  • 3 years ago
Si po e shfrytëzojnë shqiptarët mbajtjen e maskës dhe qëndrimin në shtëpi?! Ashtu si në gjithë botën, shqiptarët po e shfrytëzojnë mbajtjen e maskës ose punën nga shtëpia për të bërë ndërhyrje në hundë, apo rregullime të tjera të trupit e fytyrës. Janë të shumtë ata që kanë shfrytëzuar periudhën e pushimeve apo studentët që nuk po ndjekin shkollën e lartë për të kryer për shembull operacion plastik në hundë. Në këtë periudhë, klinikat më të mëdha në vend për ndërhyrje kirurgjikale po vuajnë vetëm mungesën e klientëve të huaj dhe emigrantëve shqiptarë, për shkak të pamundësisë për të lëvizur. Rreth 90% e operacioneve që po kryejnë e zënë vendasit. Rënia e operacioneve plastike nga mungesa e shtetasve të huaj dhe emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë llogaritet 10 deri në 40% më pak në krahasim me 2019.
Klinikat private në vend pohojnë se pas hapjes së klinikave ka pasur bum kërkesash, sidomos për vendosjen e balonit gastrik, heqjen e dhjamit, rimodelimin e hundës, të trupit dhe mbjelljes të flokëve


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended