Wake Up/ Studimi: Meshkujt hamësit më të mëdhenj të karantinës

  • 4 years ago
Një nga shqetësimet kryesore të izolimit është edhe mënyra e të ushqyerit, ?farë do të konsumojmë në mëngjes, në drekë apo në darkë. Jo pak herë na duket sikur konsumojmë të njëjtat produkte, që e teprojmë me masën, që po shtojmë në peshë, nuk po marrim vitaminat apo kaloritë e duhura apo ?do lloj shqetësimi tjetër. Sipas një pyetësori të nutricionistes Arlinda Garuci janë evidentuar disa ndryshime në mënyrën tonë të të ushqyerit në karantinë. Ajo që mbizotëron është fakti se rreth 45 % e të anketuarve kanë shtuar 1-2 kg. Mbi të gjitha kjo gjë lidhet me teprimin e masës së ushqimit. Rezulton se 1/3 e të anketuarve kanë rritur sasinë e ushqimeve dhe po kaq kanë rritur edhe cilësinë në këtë periudhë. Jo pak njerëz e kanë tepruar ose kanë pasur mangësi në mënyrën e të ushqyerit për shkak të ankthit dhe të stresit të akumuluar. Ndërkohë përsa i përket pijeve, vetëm 12 % kanë rritur konsumimin e alkoolit pasi shumica janë ndërgjegjësuar duke zgjedhur lëngjet e frutave. Për të dhëna të tjera ishim sot me nutricionisten Arlinda Garuci. Rezultatet e këtij pyetësori kanë nxjerrë si kunkluzion se në fakt ka qenë gjinia mashkullore që ka abuzuar më shumë me ushqimin në kohë karantine.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended