I vunë 50 mijë € gjobë biznesmenit, dy në burg, lirohet nga qelia Shullazi. Avokati: I kishte borxh!
  • 5 years ago
?Arrest me burg?, është kjo masa e sigurisë e dhënë këtë të shtunë nga Gjykata për Krime të Rënda për të arrestuarit Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefin, ndërsa detyrim paraqitje për Egi Shullazin.

Të tre këta persona u ndaluan pak ditë më parë, në kuadër të një operacioni policor, pasi nga hetimet e kryera u zbulua se ata kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi me inicialet N.L, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro.

Në seancën e kësaj të shtune, avokatët e 3 të arrestuarve, kanë mohuar që klientët e tyre të kenë kërcënuar biznesmenin. Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë.

Nga ana e saj, Prokuroria për Krime të Rënda pretendoi se duke qenë në dijeni të kërcënimit nga kallëzimi, janë kryer veprime stimuluese, duke bërë ndjekjen dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së shumës prej 5 mijë euro.

Ndërkohë burime për Report TV, bëjnë të ditur se prokuroria ka edhe përgjime, një pjesë e të cilave janë paraqitur sot në kërkesën për masë sigurimi nga prokurori Behar Dibra. Ky i fundit, sot kërkoi ndryshimin e masës për një prej të arrestuarve, Ergi Shullazin, pasi në analizë të provave dhe fakte e të deritanishme nuk është e qartë se ka qenë i përfshirë.

Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e Akuzës, duke lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy të të arrestuar, dhe liruar një prej tyre.
Recommended