Pronat te Kepi i Rodonit/ Tre javë pas dorëzimit, biznesmeni lirohet nga qelia, detyrim paraqitje
  • 4 years ago
Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ?Detyrim paraqitje? për biznesmenin Lush Osmani, i cili me kërkesë të prokurorisë ishte shpallur në kërkim si i dyshuari përfshirë në skemën mashtruese të tjetërsimit të 68 mijë metra katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.

Fillimisht, organi i akuzës kishte kërkuar masën e ndalimit të tij, por pas vetëdorëzimit të Osmanit, pronar i kompanisë ?Shpresa.al?, togat e zeza po me kërkesë të prokurorisë e lanë atë  në ?Detyrim paraqitje?. Report Tv mëson se biznesmeni Lush Osmani është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit tre javë më parë, fakt ky i mos bërë publik prej tyre.

Pronari kompanisë ?Shpresa.al? dyshohej nga prokuroria se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Në megaoperacionin e bërë më 25 Tetor të këtij viti, policia arrestoi 18 persona, e ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të arrestuarve ishte edhe Ardian Iljazaj, ish drejtori i Hipotekës së Durrësit, e ndërsa për pjesën më të madhe të arrestuarve gjykata caktoi arrest shtëpie e detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve ishin edhe juristë, hartograf, topograf e specialistë të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar tokën shtetërore pa frut në tokë are, e më pas ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Mbi të arrestuarit rëndonin disa akuza si ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Mashtrimi? dhe ?Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim?.
Recommended