Qarkullonte me pistoletë në brez, i ikën policisë me vrap në fund arrestohet në rrugën 'Myslym Keta'

  • 5 years ago
TIRANË-I mituri 16 vjeçar F.T. është arrestuar në flagrancë, pasi lëvizte në Tiranë me armë zjarri me vete. Ngjarja ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit në rrugën "Myslym Keta", ku 16-vjeçari është kapur nga forcat Speciale "Shqiponja". Në momentin që ai ka parë policinë është larguar me vrap dhe policia është vënë në ndjekje të tij derisa e ka kapur.

I arrestuari banonte në Tiranë dhe ishte konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4. Gjatë kontrollit fizik të tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë, që ishte pa leje. Kapja e tij është bërë e mundur nga raportime dhe informacione të marra nga banorët e zonës.

Recommended