Ora News - Vrasësit e qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kapen vrasësit e Regis Runaj, i cili u qëllua për vdekje me 27 thika në datë 29 korrik 2020 në Elbasan.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë arrestuar.

Viktima Regis Runaj mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi Euglen Halili e ka goditur shtetasin Regis Runaj, një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje, me tyre edhe një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasesit-xhuljano-hoxha-dhe-euglen-halili-e-qelluan-27-here-me-thike-regis-runajn/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended