Ora News - Krimi në Durrës, nipi që qëlloi gjyshen 13 herë me thikë del para gjykatës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë arrest me burg për Redmond Grudën. Djaloshi 21 vjeçar akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij, krim i ndodhur pak ditë më parë.

Nga hetimet u mësua se vrasja kishte ndodhur pasi gjyshja nuk i dha lekët për të blerë lëndë narkotike

Sipas prokurorisë nga kqyrja e kufomës janë konstatuar mbi 13 goditje me thikë në trupin e viktimës, informon Ora News.

Disa nga plagët kanë qenë në kokë dhe disa në trup e qafë. Edhe në të dyja duart ka pasur shenja prerjeje.

Dyshohet se autori kishte qëllim të zhdukte trupin pas krimit. "Kemi dyshime se do të copëtonte trupin e gjyshes" mësohet të jetë shprehur prokurori, informon gazetari i Ora News, Leonidha Musaj.

Mësohet se Gruda ka shprehur pendese.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/del-para-gjykates-nipi-qe-vrau-gjyshen-shikoni-foton

Recommended