Ora News - KPK: Kryetari i Gjykatës së Apelit Durrës fshehu pasurinë
  • 5 years ago
#oranews
KPK ka konstatuar fshehje të pasurisë gjatë procesit të vetingut ndaj kryetarit të apelit civil në gjykatën e Durrësit Petrit Çeno. Sipas komisionit gjyqtari dhe e shoqja kanë deklaruar adresa të ndryshme banimi ndërsa kanë fshehur pasuri si apartamente, ullishte dhe makina. Avokatët e Petrit Çenos thanë se KPK kishte zhvilluar hetim të njëanshëm duke mos pranuar asnjë provë nga gjykatësi.

Procesi i vettingut për kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil në Durrës Petrit Çeno ka konstatuar fshehje të pasurisë.

Seanca ka nisur me tensione mes anëtarëve të KPK-së dhe avokatëve lidhur me korrespondencën që komisioni ka pasur gjyqtarin Çeno, i cili më herët është pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk ishte i pranishëm në seancë.

Relatorja njoftoi se bazuar në raportin e ILDKPKI, Çeno nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

Në deklaratën e vettingut gjyqtari ka deklaruar një apartament 98 m2 dhe garazh 22m2, automjet me vlerë 18.500 mijë euro, 148 m2 apartament në Kavajë, 3 mijë metra 2 ullishte në Shkallnur dhe një tjetër me sipërfaqe 2775 m2, dy apartamente në Tiranë me sipërfaqe 144 m2 dhe 79m2.

KPK tha se gjyqtari ka mospërputhje me kohën e deklaruar, mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtet, problem me dokumentacionit që disponojnë institucionet, mospërputhje me vendbanimin pasi bashkëshortja dhe ai figurojnë në adresa të ndryshme.

Avokatët thanë se gjyqtari ka paraqitur prova ndërsa shtuan se procedura e hetimit nga KPK-së është e panjohur për ta, pasi komunikimi është bërë vetëm me email.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryetari-i-gjykates-se-apelit-durres-ne-siten-e-vettingut

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended