Report TV - Kryetari i Gjykatës së Sarandës në vetting, KPK: S’justifikon pasurinë, dështonte gjyqet
  • 5 years ago
Kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo ka nxjerrë probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin. E ndërsa sipas ILDKPKI deklarimi i Çelës ka qenë i saktë, ndryshe mendon komisioni që pas verifikimeve ka nxjerrë disa probleme në lidhje me pasurinë që ka vendosur.

?ILDKPI ka sjellë raport se ka deklarim të saktë, ka burime të ligjshme nuk ka bërë deklarim të rremë. Kemi bërë hetim të thelluar. Çela ka qenë bashkëpunues me komisionin e vettingut duke u përgjigjur në kohë e duke përcjellë materialet e kërkuara. Gjyqtari ka tokë arë ullishte me sip. 17.540 m2, akti i marrjes së tokës në pronësi në 1994 marrë me ligjin 7501. Në përfundim të hetimit për këtë pasuri rezulton se pronësia duhej të dilte në emër të babait te tij. Rezulton se ka mospërputhje në dokumentacionin për këtë pronë pasi me të njëjtin dokument ka përfituar 600 m2 truall sëbashku me shtëpi banimi. Këto prona ndodhen në Tatzan në Delvinë. Është i paqarte se si e fituar pronësinë 600 m2. Pasi njëherë thotë akt dhurimi e me pas vendim gjyqësor. Ka përfituar shtëpi banimi pranë ish fabrikës së biskotave në Sarandë. E blerë në vitin 1995 nga Çela për 1 milion lekë. Ai ka deklaruar po ashtu shtese kati mbi këtë banesë me sip. 110 m2. Leje ndërtimi rikonstruksion banese dhënë në vitin 2002 për 8 bashkëpronarët e objektit.
Recommended