Shkarkohet prokurori Shpëtim Kurti, vettingu: S’justifikon pasurinë
  • 5 years ago
TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e kryeqytetit Shpëtim Kurti. Pas shqyrtimit të materialeve dhe seancës dëgjimore që u zhvillua dje, sot Komisioni ka vendosur shkarkimin e Kurtit, i cili ka qenë zv/ drejtues i prokurorisë së Tiranës në vitet 2002-2007. Sipas Komisionit të Vettingut, prokurori nuk justifikon pasurinë dhe ka lidhje me botën e krimit dhe trafikantët e klandestinëve. Kurti ka filluar punën si prokuror në vitin 1997, ndërsa ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Problemet me pasurinë dhe lidhjet me botën e krimit
Në seancën e djeshme, KPK deklaroi se sipas raportit të formuluar rezulton që Kurti të ketë nën zotërim një apartament banimi 83 metra katrorë në rrugën ?Sulejman Pasha? që e ka blerë për 1.5 milionë lekë në vitin 2002 dhe ia ka shitur më pas të vëllait në 2011. Gjithashtu, sipas hetimit ai ka në pronësi një apartament banimi 43 metra katrorë tek Fusha Aviacionit, apartament me sipërfaqe 60 metra katror në zonën e plazhit të Durrësit, truall 146 metra katrorë dhe një tjetër ndërtesë në Tiranë blerë në 2012 për 5.5 milionë lekë.

Tokë arë 3650 metra katrorë dhe shtëpi 160 metra katror në Has të Kuksit dhe automjet i blerë në vitin 2003. Ndërkohë në vlerësimin e bërë bëhet e ditur se apartamenti në rrugën ?Sulejman Pasha? rezulton në mospërputhje me çmimin e blerë në vitin 2002. Ky apartament është deklaruar i blerë për 2 milionë lekë por në kontratën e shit-blerjes rezulton 1.5 milionë lekë. Gjithashtu nga raporti i vlerësimit të ILDKPKI-së, subjekti ka bërë deklarim të saktë të shpenzimeve. Ndërkaq, DSIK ka konstatuar se është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën.
Recommended