Anëtari i KLP përballë Kolegjit, Komisioneri: Nuk justifikon pasurinë, të shkarkohet
  • 5 years ago
TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit po shqyrton sot kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin nga detyra të Gentian Osmanit. Ish-prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në verën e vitit të kaluar, por Komisioneri Publik vendosi ankimimin në Kolegj pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar ankimin e plotë të Komisionerit Publik me gjetjet kundër Osmanit pas hetimit. "Për Osmanin, ONM-ja na solli rekomandim për ankim për ta shkarkuar po ashtu na referoi edhe një denoncim të ri. Osmani nuk justifikoi pasurinë" u shpreh Komisioneri Publik në seancën e sotme.
Recommended