Shkarkohet anëtari i KLP-së/ Besnik Cani s’justifikonte pasurinë, KLP mbetet me 10 anëtarë
  • 4 years ago
Nga 11 anëtarë, qeveria e prokurorëve përballet sërish me efektet anësore të vettingut.


Shkarkimi i Besnik Canit, i cili përfaqësonte në KLP vendin e një prokurori të rrethit gjyqësor do te sjellë përsëri thirrjen e asamblesë së përgjithshme, që duhet ta njoftojëë prokurori i përgjithshëm, Olsian Cela. Por shkarkimi i një anëtari të KLP-së është kthyer tashmë në një precedent, sa kohë më herët vettingu largoi nga drejtësia edhe dy anëtarët e tjerë, Antoneta Sevdari dhe Gentian Osmani.

Por ndryshe nga dy ish-kolegët e tij, që ishin të pranishëm gjatë vendimit për shkarkim, Besnik Cani e bojkotoi kolegjin e posaçëm të apelit. I konfirmuar më herët nga shkalla e parë, pasuritë e Canit u panë jo bindëse nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit që rekomandoi apelimin. Në vijim, komisioneri publik hodhi pikëpyetje jo vetëm ndaj një kontrate qiraje me një kompani, por edhe ndaj aplikimit për kredi të butë, gjatë kohës që Cani mbante drejtimin e prokurorisë në Fier dhe ndërkohë kishte hetuar zyrtarë të kësaj drejtorie. Por megjithëse Cani kujtoi kontributin në drejtësi gjatë dy dekadave, kolegji i posaçëm nuk i mori parasysh pretendimet e tij.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesnikCani#KLP#TopChannel
Recommended