Ora News - Prokurorja Sevdari shkarkohet për mosjustifikim pasurie, KLP mbetet pa një anëtar

  • 5 years ago
#oranews #KLP
Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili shkarkoi nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, njëherësh edhe kandidate për KLP, ka vënë në vështirësi KLP-në e cila tashmë mbetet pa një anëtar për zëvendësimin e të cilit duhet të thirret mbledhja e prokurorëve.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores, Antoneta Sevdari, e cila është njëherësh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Trupi gjykues i KPA-së, lexoi vendimin sipas të cilit shkarkimi i prokurores Sevdari bëhet për mosjustifikim të mjaftueshëm të burimeve financiare të pasurisë që zotëron bashkëshorti i anëtares së KLP-së.

Prokurorja e kishte kaluar vettingun duke u vlerësuar pozitivisht në të trija kriteret gjatë procesit të zhvilluar ndaj saj në KPK.

Ndërkohë Komisioneri Publik bëri ankim në KPA, duke kërkuar shkarkimin e Sevdarit me argumentin se nuk justifikon pasurinë.

Gjatë procesit në Kolegjin e Apelimit, vendimi për anëtaren e KLP-së u shty dy herë dhe në fund ndonëse rrëzoi kërkesën e Komisionerit Publik, KPA vendosi shkarkimin e Sevdarit nga detyra.

Ky vendim vendos në pozita të vështira KLP-në që tashmë ka mbetur pa një anëtar, ndërsa pritet mbledhja e prokurorëve për të votuar kandidaturën që do e zëvendësojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpa-shkarkon-nga-detyra-prokuroren-antoneta-sevdari

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended