RTV Ora - Anulohet Kardhiq - Delvinë, mbetet përgjysmë një ndër segmentet më të rëndësishme rrugore
  • 5 years ago
#rtvora

Ministrja Belinda Balluku ka anuluar tenderin për ndërtimin e Lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë. Ky vendim vjen pas pikëpyetjeve të shumta të lidhura me tenderimin pasi ministria kishte përzgjedhur ofertën 5 mln dollar më të lartë e bërë nga një kompani italiane ndërsa ishin skualifikuar 5 kompanitë të tjera që ishin në garë.

Anulohet ndërtimi i lotit të 7 të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë. Mësohet se vendimi është marrë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila ka kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të tjera.

Pavarësisht premtimeve dhe rëndësisë këtij segmenti rrugor ministrja ka vendosur anulimin e këtij tenderi. Ky vendim vjen pas shumë pikëpyetjesh të ngritura në lidhje me këtë tender.

Sipas burimeve, në garë për ndërtimin e këtij tenderi u futën 6 kompani ndërsa ministria e Infrastrukturës skualifikoi 5 kompanitë që kishin bërë ofertë më të ulët duke lënë në garë IRCOP-, e cila mësohet se dha ofertën me çmimin më të lartë.

Shqetësues mbetet fakti se diferenca në çmimin e ofruar nga kjo kompani në krahasim me subjektet e tjerë është mbi 5 milion $.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld Rruga Kardhiq ? Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/anulohet-kardhiq-delvine-mbetet-pergjysme-nje-nder-segmentet-me-te-rendesishme-rrugore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended