Rruga Kardhiq-Delvinë, një aks i rrezikshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kush ka udhëtuar në segmentin Kardhiq -- Delvinë, është ndeshur shpesh me këto pamje që më shumë se një rrugë e re, ngjasojnë me një aks të mbuluar nga masive dheu. Investimi për këtë vepër të rëndësishme për infrastrukturën e zonës nisi në vitin 2007 dhe e gjithë rruga duhej të përfundonte në vitin 2009. Siç shihet nga pamjet, ajo jo vetëm nuk ka përfunduar, por është kthyer në një tmerr për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Në vendin e quajtur " Qafa e Zenelajve " masive shtufi janë shkëputur nga kodra duke ngushtuar gjerësinë e rrugës, çka e ka bërë terrenin shumë të rrëshqitshëm dhe të rrezikshëm jo vetëm për automjetet, por edhe për kalimtarët. E njëjta situatë përsëritet çdo vit ndërkohë që askush nuk kujdeset për mirëmbajtjen e saj. Përfundimi i segmentit rrugor Kardhiq - Delvinë jo vetëm që do të shkurtonte ndjeshëm rrugën drejt dy qyteteve Jugore Delvinës dhe Sarandës, por do ta bënte rrugën më të sigurtë pas eliminimit të kthesave të shumta të "Qafës së Muzines". Por askush, as autoritetet lokale dhe as firma që po e ndërton rrugën nuk shpjegon arsyet e kësaj gjendje një vit me pare u vendos qe projekti te rishikohet per te eleminuar tunelet per shkak te kostos. Megjithatë, asnjë mase konkrete nuk është marre

Recommended