Rruga e re Kardhiq-Delvinë do të ndërtohet me fonde të shtetit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjeshta do të jetë koha kur do të nisin punimet në ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.



Kjo do të thotë se edhe për këtë sezon turistik rruga drejt Sarandës do të jetë e vështirë për tu përshkruar për të gjitha ata që zgjedhin jugun për të pushuar.



Qeveria është tërhequr nga varianti për ta dhënë këtë segmentin rrugor me koncesion dhe ka vendosur ta ndërtoje me paratë e buxhetit të shtetit.



Aktualisht jemi në fazën kur pritet të hapet tenderi me qëllim gjetjen e kompanisë që do të merret me ndërtimin e saj.



Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor do të ndërhyhet në tre lote të këtij segmenti, ndërsa vitin që vjen pritet të nisë puna për të ndërtuar tunelin.



Sipas projektit në këtë segment do të hapet një tunel me gjatësi rreth 850 metra.



Buxheti i vënë në dispozicion arrin në afro 7.2 miliard lekë, rreth 2.4 miliard lekë për secilin lot. Rruga është e gjatë 32 km, nga të cilat 16 janë të ndërtuara, ndërsa pjesa tjetër ende s?ka nisur .



Ky segment mbart një rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, pasi Saranda është top destinacioni i pushuesve për Shqipërinë.
Recommended