PD: Anulimi i Kardhiq-Delvine, lufte mes klaneve te qeverise
  • 5 years ago
?Dy kompanitë kryesore ishin në shkelje të ligjit?

Dorëheqjen e Sonila Qatos nga posti i Drejtores së Agjencisë së Rrugëve, Partia Demokratike e lidh me anulimin e tenderit të rrugës Kardhiq-Delvinë. Jorida Tabaku thotë se ishte një pazar i prishur mes Qatos dhe ministres se Infrastrukturës, që mbështesnin dy kompani të ndryshme.

?Lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq ? Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel. Të dyja kompanitë janë kliente të preferuara të qeverisë së Edi Ramës, ?Gjoka Konstruksion?, e koncesionit kriminal të Rrugës së Arbrit dhe ?Vëllezërit Hysa?, e njohur si kompania fasadë tek tenderi i parë i Unazës së Re.?

Në muajin Qershor, Autoriteti Rrugor shpalli fitues të tenderit për rrugën Kardhiq ?Delvinë konsorciumin e përbërë nga katër kompani mes të cilave edhe ?Sulova? dhe ?IRCOP? me ofertë 4.2 milionë euro më shumë nga 6 ofertat. Partia Demokratike thotë se pas këtij konsorciumi qëndron kompania Vëllezërit Hysa.

?Emri i kompanisë ?Vëllezërit Hysa? nuk shfaqet askund në tender, por, njësoj si me skemën e ?DH Albania? tek Unaza e Re, ajo ka përdorur 2 kompani të tjera të lidhura me të. Kompanitë që ka përdorur për mashtrim janë ?Sulova? dhe ?IRCOP?, një degë e kompanisë italiane, e hapur pak ditë para tenderit. Dokumentat tregojnë se ato kanë të njëjtën adresë, të njëjtët numra telefoni me kompaninë ?Vëllezërit Hysa?. Ato drejtohen nga të njëjtët njerëz, që punojnë për ?Vëllezërit Hysa?. Kjo është e njëjta skemë mashtrimi si tek Unaza e Re me DH Albania.?

Partia Demokratike thotë se kjo skemë u përdor në mënyre që Vëllezërit Hysa të fitonin edhe tenderin e Unazës së Madhe. Kompania ?Gjoka Konstruksion? e ankimoi tenderin dhe kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Sonila Qaton për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv në tenderin e Kardhiq-Delvinës.

Partia Demokratike thotë se edhe kjo kompani ka falsifikuar dokumentet, duke paraqitur si kriter përmbushës për kualifikim punime të pakryera në Rrugën e Arbrit, ndonëse ?Gjoka Konstruksion? i ka hedhur poshtë të tilla akuza pak ditë më parë.

Sonila Qato dha dorëheqjen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas padisë, ndërsa Partia Demokratike thotë se ajo është e përfshirë në mënyre direkte në korrupsion në tenderin e Rrugës Kardhiq ? Delvinë.

Tv Klan
Recommended