Ora News - Hijet e Kardhiq-Delvinë, për realizimin e 60% të punimeve janë shpenzuar 54 mln euro

  • 5 years ago
#rtvora

Ndërprerja e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë është bërë në momentin kur janë kryer 60 % e vlerës së punimeve dhe janë prokuruar rreth 54 mln euro. Ky segment i cilësuar një ndër 5 veprat kryesore infrastrukturore të qeverisë Rama parashikohej të përfundonte në 2021, por me një vendim të papritur gjithçka ka ndaluar. Si argument është dhënë rialokimi i fondeve, por ministrja Balluku ende nuk ka përcaktuar se si do të veprohet për vënien në funksion të aksit.

Në projektin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë janë prokuruar 54 mln euro për tre segmente të cilat tashmë janë drejt fundit.

Por pavarësiht se janë realizuar mbi 60 % e volumit të punimeve ministrja Belinda Balluku me një vendim të papritur anuloi tenderin, duke e justifikuar me nevojën për rialokim të fondeve në projekte më emergjente.

Fondet për ndërtimin e kësaj rruge janë parashikuar në buxhetin e shtetit që në vitin 2018 dhe në total taksapaguesve shqiptarë ky segment pritet ti kushtojë rreth 70 mln euro nëse përfshijmë edhe Lotin 7, i cili parashikon ndërtimin e një tuneli.

Financimi ishte parashikuar për tu lëvruar në tre vite, përkatësisht për periudhën 2019-2021. Fondi i planifikuar për vitin 2019 për kontratën e zbatimit është 560 milion lekë.

Por papritur me një shkresë zyrtare të datës 30.08.2019, i kërkohet ARRSH-së që për arsye të rialokimit të fondeve të vijohet me anulimin e procedurës së prokurimit me objekt ?Ndërtim rruga Kardhiq-Delvinë Loti 7?dhe procedurës së supervizionit .

Por nuk dihet se si do të justifikohet fakti se paratë tashmë janë shpenzuar dhe rruga nuk dihet kur do të përfundojë.

Ndërtimi i tunelit padyshim do të mbetet një prioritet strategjik i qeverisë shqiptare edhe për faktin se ndërtimi i tij mundëson vënien në shfrytëzim të investimeve të bëra në 6 lotët e tjera të këtij aksi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hijet-e-kardhiq-delvine-realizimin-e-60-te-punimeve-jane-shpenzuar-54-mln-euro

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended