Kardhiq-Delvinë, tuneli do ndërtohet/ Kompania me ofertën më të ulët fiton të drejtën

  • 4 years ago
Tuneli i rrugës së re Kardhiq-Delvinë merr zgjidhje.


Me një vlerë prej 14.5 milionë euro, ky tunel do të ndërtohet nga firma me ofertën më të ulët me një vendim të komisionit të prokurimit publik. Prej një viti, kompania Gjoka Konstruksion kishte depozituar një ankesë, e cila u shqyrtua vetëm dy javë më pare, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar vendosi se ky proces nuk bie ndesh me hetimin e nisur ndaj kompanisë dhe ish-drejtueses së autoritetit rrugor, Sonila Qato.

Kjo kompani e kallëzoi Qaton për shpërdorim detyrë dhe korrupsion pasiv në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ku sipas kompanisë Gjoka që kishte dhënë ofertën më të ulët, ishte shpallur fitues një konsorcium me ofertë 4.2 milionë euro më të lartë. Autoriteti i rrugëve zbatoi vendimin e Komisonit të Prokurimit publik që tenderi t?i jepej kompanisë me ofertën më të ulët.

ARRSH u përgjigj me një tjetër padi për dokumentacion të rremë dhe rruga mbeti kështu peng i çështjeve gjyqësore. Rruga nisi të ndërtohej në qershor të vitit 2008 në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe në 34 kilometrat e saj duhet të mbaronte për dy vite. Por 12 vite më pas, rruga është ende në mesin e saj. Në disa lote është duke u punuar ende për krijimin e shtratit të saj, por puna kishte mbetur në mes në pjesën e tunelit. Pa ndërtimin e tij, rruga nuk ka asnjë vlerë. Ky aks u financua me synimin për të lehtësuar lidhjen e zonës turistike të Sarandës me pjesën tjetër të vendit dhe do shkurtonte në tre orë rrugëtimin nga Tirana në Sarandë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Delvine#ARRSH#TopChannel

Recommended