Ora News - Zgjidhet ngërçi në KLP, Prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet për anëtar
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurori i Krimeve të Rënda Bujar Sheshi ka kaluar dhe fazën e dytë të kualifikimit për anëtar të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Rekomandimi pozitiv tashmë është në tryezën e prokurores së përgjithshme Arta Marku së bashku me verifikimet e bëra.

Në dokument thuhet se Sheshi ka ushtruar funksionin e prokurorit prej 23 vjetesh dhe në kohën e kandidimit nuk ushtron funksionin e drejtuesit. Nga verifikimi i dosjes personale rezulton se është vlerësuar ?shumë mire? dy vlerësimet e fundit të etikës dhe veprimtarisë profesionale dhe nuk ka masa disiplinore në fuqi dhe asnje masë në karrieren e tij.

Për të është kërkuar konfirmimi dhe në Autoritetin per Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit?. Në dosje është shtuar dhe vendimi i KPK për konfirmimin në detyrë.

Deri tani ky organ ishte futur në ngërç pasi mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit. Procesi i vetingut shkarkoi prokurorin e vetëm nga radhët e Apelit të kryeqytetit që kishte shfaqur interes, Luan Kaloçin dhe në këto kushte procedurat për konstituimin e KLP-së, ishin bllokuar. Për t?i dhënë një zgjidhje situatës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku hapi dy herë garën, duke iu bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë.

Pas konfirmimit të Sheshit, Këshilli i Lartë të Prokurorisë nuk ka më asnjë pengesë për të mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në përbërje 6 anëtarë nga të cilët, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Apeli dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Deri tani kanë kaluar vettingun prokuoret kandidatë Kosta Beluri, Gentian Osmani, Besnik Muçi, Antoneta Sevdari, Arben Dollapi, Anila Leka dhe Vat Staka ndërsa janë në pritje për tiu nënshtruar vettingut nga kandidatët Ramadan Troci, Besnik Cani, Valentin Preçi dhe Shpëtim Kurti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokurori-bujar-sheshi-ploteson-kushtet-anetar-te-klp
Recommended