Report TV -Kreu i GJKKO Sandër Simoni para KPK, ILDKP: E justifikon pasurinë
  • 4 years ago
Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni ditën e sotme është përballur me seancën e parë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas gjetjeve të ILDKPI Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të saj. Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Rivlerësimi i Simonit do të bëhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018, që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj. Simoni më parë ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjyqtari u emërua në këtë në krye të Krimeve të Rënda nga KLD-ja që në maji të 2004.
Recommended