Report TV - Kreu i Gardës në vetting, komisioni: Ke fshehur pasurinë, punësove mbesën juriste
  • 4 years ago
TIRANE-Kreu i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramos Sako doli sot para Komisionit të Jashtëm, të Vlerësimit, ku iu nënshtrua procesit të Vettingut. Komisioni tha se numri një i Gardës ka kryer deklarim jo të saktë të pasurisë dhe se ka mungesë të burimeve financiare. Për të KJV konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë që ai kishte kryer, e konkretisht për një apartament blerë në kryeqytet. Po ashtu, Komisioni tha se Sako ka mungesë financiare për shlyerjen e kredisë së marrë në shumën prej 3 milionë lekësh. Kjo shumë, tha komisioni, është marrë me afat 20 vite por është shlyer brenda 3 vitesh.

Gjetje e komisionit ishte edhe shitja e një automjeti nga ana e Sakos në vlerën 15 mijë euro, mjet të cilin e kishte blerë në vlerën 450 mijë lekë. Lidhur me këtë veprim, Komisioni tha se kontrata e shit-blerjes së makinës ka qenë fiktiv. Deklarim jo i saktë i pasurisë është bërë edhe nga bashkëshortja e tij, për të cilën Komisioni tha se ka dyshime se ka kryer evazion fiskal, pasi ka deklaruar 1.4 milionë lekë më shumë se të ardhurat sipas tatimeve, të ardhura këto të ardhura nga puna e saj në klinikë dentare. Gramoz Sako gjithashtu rezultonte të ishte pronar i një bar kafeje me status pasiv, e cila rezulton me detyrime ndaj tatimeve, ndërkohë që Komisioni tha se subjekti ka pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksioneve publike. Sako u pranua në Gardën e Republikës në vitin 1997, ndërsa më herët ka qenë me masë sigurie ?arrest shtëpie?, por që çështja penale ndaj tij u pushua.
Recommended