Kreu i Gardës, në vetting/ I gjenden probleme me deklarimin e pasurisë
  • 4 years ago
Vettingu në polici, këtë javë ka vijuar me disa nga drejtuesit më të lartë të policisë në vend. I pari që u përball me Komisioni e Jashtëm të vlerësimit, ishte kreu i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.


Nga hetimet e komisionit, Sako, rezultoi me probleme ne pasurinë e tij. Ai ka deklaruar një apartament rreth 60 metra katror, po ashtu në vitin 2006 ka pasur një kredi në vlerën e 3 milionë lekëve, të cilën e ka shlyer brenda tre viteve. Në pronësi të bashkëshortes së tij, rezulton edhe një klinikë dentare.

Sako, ka thënë se ka marrë edhe një borxh nga kunati i tij në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Gjetjet e komisionit, thonë se kreu i Gardës, nuk ka deklaruar saktë pasurinë e llojit apartament, po ashtu ka shmangur detyrimin ligjor, për deklaratën noteriale lidhur me borxhin e marrë. Edhe investimet në klinikën dentare, rezultojnë me të lartë se nga ç?janë deklaruar.

Kreu i Gardës, rezultoi me probleme edhe në figurën morale. Në vitin 2019, një grup gardistësh kanë denoncuar në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, se në Gardën e republikës, ka rritje gradash pa kriter, abuzime me dietat dhe parregullsi në etikën profesionale.

Po ashtu Sako, rezulton që nga viti 2015-2019, të ketë pasur të punësuar në Gardë, mbesën e tij, me detyrë juriste. Sipas komisionit kjo është gjetur në konflikt interesi.
Aftësitë profesionale të kreut të Gardës u vlerësuan, pozitive.

I dyti që doli të mërkurën përballë komisionit, ishte kreu i antiterrorit në policinë e shtetit, Gledis Nano. Sipas komisionit, nuk janë gjetur shkleje dhe Nano nuk e ka fshehur pasurinëdhe ka burime të ligjshme financiare.

Ndërkaq, të enjten, pritet të dal përpara këtij Komisioni, numri një i policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai do të vlerësohet për aftësitë e tij profesionale, pasurinë dhe figurën morale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozSako#Vetting#TopChannel
Recommended