Ora News -Kryegjyqtari i Tiranës në vetting, mospërputhje në dokumentacion për deklarimin e pasurisë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryetari i gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo është përballur me vettingun para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku sipas hetimeve rezulton se ka mospërputhje të dokumnetave për justifikimin e pasurisë. Sipas KPK-së, Çomo ka paqartësi në deklarimin e një pjese të të ardhurave që lidhen me qiranë e një një pasurie të paluajtshme.

Kryegjyqtari i Tiranës, Petrit Çomo, u përball të mërkurën me shkallën e parë të vettingut, ku Komisioni konstatoi se ka mospërputhje në deklaratat e pasurisë të plotësuara ndër vite.

Ndonëse ILDKPKI deklaroi se ka deklarim të saktë të pasurisë dhe burime për ta justifikuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shpreh që Çomo nuk justifikon burimin e disa pasurive dhe ka mospërputhje në deklarata.

Sipas KPK-së për një apartament me sipërfaqe 122 m2 ka mospërputhje në deklarata, pasi në vitin 2003 ka deklaruar se e ka trashëgim nga babai, ndërsa në 2012 e ka deklaruar si dhurim.

Gjithashtu sipas Komisionit, subjekti nuk ka dokumentuar që të ketë paguar qira në një godinë 2 katëshe, që më pas është prishur për ti hapur vend ndërtimit të një pallati.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kryegjyqtari-i-tiranes-ne-vetting-mosperputhje-ne-dokumentacion-per-deklarimin-e-pasurise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended