Kandidatë për SPAK pa vetting! Si do të jetë fati i kryeprokurores së Tiranës dhe 21 kolegëve?!
  • 5 years ago
Nga 27 kandidatë për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar vetëm 5 prej tyre i janë nënshtruar vettingut duke u certifikuar.

Ndërsa lista me 22 të tjerët pritet t'i përcillet të hënën komisionit të vettingut për të filluar procedurat e përshpejtuara.

Sipas nenit 12 pika 2 të ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë prokurori i cili aplikon për SPAK para emërimit duhet të ketë dhe vlersimin pozitiv nga komisioni i posaçëm i figurës dhe pasurisë.

Veç këtij përkufizimi edhe në pikën 9 të dokumenteve të kërkuara nga KLP çertefikimi nga komisioni i vettingut është një ndër pikat që kandidatët duhet të plotësojnë.

Emrat të cilët kanë marrë dritën jeshile nga vetting deri tani dhe kanë aplikaur për SPAK janë drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe dy vartësit e saj Besnik Muçi dhe Dritan Prençi.

Vettingu ka çertifikuar për të vazhduar karrierën në sistemin e drejtësisë edhe kandidatin Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e përgjithshme dhe Prokurorin e Shkodrës Vate Staka.

Me proçedurë të përshpejtuar pritet që vettingut t'i nënshtrohen 23 kandiadatët e tjerë mes tyre drejtuesja e prokurorisë tiranë Elisabeta Imeraj, ish-drejtuesi i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe kolegët e tyre.

Në sitën e vettingut do të kalojnë edhe dy aplikantët që vijnë nga jashtë sistemit të prokurorisë siç janë Irena Nino anëtare e përkohshme pranë komisionit të reformës në drejtësi dhe Fatmir Hoxhaj, Drejtor i administrimit të pronës pranë shtetërore minsitrisë së financës.
Recommended