Report TV - S'deklaroi pasurinë dhe as pastërtinë e figurës, KPK shkarkon Shpresa Beçaj

  • 4 years ago
Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa vetë Beçaj nuk ishte e pranishme në seancë.

Pas 33 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë, vjen ky vendim ku sipas KPK u nxor në pah se Becaj kishte shkelur ligjin duke mos plotësuar deklaratat për efekt vettingu edhe pse gëzonte statusin e magjistrales.Por Becaj tha se pengesë ishte bërë ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili i mohonte asaj emërimin prej pesë vitesh, deri sa gjykata detyroi KLGJ ta emërojë gjyqtare Apeli në Tiranë.

Në maj 2018 ajo u emërua gjyqtare në apel, duke qëndruar në këtë post për afro 2 vite duke u shkarkua këtë të premte nga KPK.

Shkarkimi i Becaj vjen pak ditë pasi një tjetër gjyqtare si Fatmira Hajdari e cila po ashtu vinte nga Apeli Tiranës u shkarkua.

Vetë Becaj ditën e seancës u shpreh e revoltuar se si KPK bënte përgjegjëse atë për deklaratat dhe jo institucionet, pasi ajo i kishte dërguar dhe nuk ja pranonin me argumentin se punonte si avokate dhe nuk ishte gjyqtare në detyrë.

Recommended