KPK shkarkon prokurorin Shkëlzen Cena dhe gjyqtarin Idriz Mulkurti
  • 5 years ago
#rtvora

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Shkëlzen Cena dhe gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda Idriz Mulkurti. Prokurori Cena pak ditë më parë u tërhoq nga gara për të qenë anëtar i SPAK, ndërsa u konstatua me probleme në 3 kriteret. Ndërsa për gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Mulkurti u konstatuan disa probleme me pasurinë. KPK të premten ka rikonfirmuar në detyrë në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai dhe Vladimir Marën, prokurorin e dosjes 339, njëherësh të dy kandidat për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Shkëlzen Cena dhe gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti. Sipas KPK-së Cena është konstatuar me probleme në të tre kriteret, ndërsa pak ditë më parë ka deklaruar tërheqjen nga gara për të qenë anëtar i SPAK-ut.

Për Shkëlzen Cenën, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës, Këshilli miratoi me 10 vota pro kërkesën e tij, ndërkohë që këtë të premte u dha vendimi i KPK-së për shkarkimin e tij. KPK i gjeti probleme Cenës kryesisht mbi një kredi të marrë për një shtëpi, një kontratë noteriale për të cilën kishte qëndrime kontradiktore, një makinë për të cilën ishin nënshkruar dy kontrata dhe mungesë burimesh financiare për disa vite.

Ndërsa për gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Mulkurti u konstatuan disa probleme me pasurinë. KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, ndërkohë që avokati i gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda kontestoi trupin gjykues dhe analizën financiare.

Ndërkohë DSIK dhe KPK nuk kanë gjetur probleme për figurën, duke e cilësuar gjyqtarin Idriz Mulkurti si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës lidhur me këtë kriter.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkarkohet-gjyqtari-apelit-te-krimeve-te-renda
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended