Ora News - ONM rekomandon ankimim për prokurorin Osmani dhe gjyqtarin Gentian Medja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandon ankimimin e dy vendimeve të dy trupave gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

ONM rekomandon ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gentjan Medja dhe për Gentian Osmani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Rekomandimi është i është paraqitur Komisionerëve Publikë sot më 9 gusht 2018.

"Komisionerët Publikë, pasi t?u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t?ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë" thuhet në njoftimin për shtyp.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/onm-kerkon-ankimimin-e-vendimit-gjyqtarin-gentian-medja

Recommended