Ora News - ONM rekomandon ankimim dhe për gjyqtarin Artur Malaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj.

Komisionerët Publikë, pasi t?u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t?ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publik

Në datë 3.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Malaj, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Deri tani ONM ka ankimuar 5 vendime të Komisiomit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët Edmond Islamaj, Bashkim Dedja, Xhezair Zaganjori, Gentia Osmani, Gentian Medja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/onm-rekomandon-ankimim-dhe-artur-malaj

Recommended