Ora News - Kontrolle nga toka dhe ajri për identifikimin e kanabisit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Intensifikohen kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis.

123 grupe kontrolli nga toka po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit në të gjithë vendin.

Në zbatim të një plani kontrolli të detajuar për çdo Drejtori Vendore të Policisë dhe grafikut të bërë për këtë qëllim, çdo ditë, helikopteri i Policisë, me grup kontrolli, po kontrollon nga ajri zonat e vështira ku është e pamundur shkelja dhe kontrolli nga ana e punonjësve të Policisë.

32 dronë çdo ditë po kontrollojnë zona me risk në të gjithë vendit, dronë që përdoren nga grupet e kontrollit në terren.

Nga kontrollet me helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër të vogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë të thepisura, malore dhe të pyllëzuara.

Këto raste janë goditur dhe autorët janë dërguar para përgjegjësisë ligjore, pasi janë evidentuar nga dronët duke shkuar në vendet ku tentonin të kultivonin bimët narkotike dhe janë kapur në flagrancë nga ana e punonjësve të Policisë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kontrolle-nga-toka-dhe-ajri-per-identifikimin-e-kanabisit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended