Ora News - Ndryshohet sërish buxheti, Denaj: U bë për të përballuar Covid-19 dhe tërmetin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Qeveria ka miratuar aktin normativ për ndryshimin e tretë të buxhetit të vitit 2020.


Për shkak të pandemisë së kovid 19 shuma prej 1,913,500 milionë lekësh e fondit rezervë do të përdoret për emergjencën sociale.


Rishikim është bërë dhe sa i përket borxhit, kryesisht për përdorimin e fondeve të rindërtimit.


Për ministren e financave rishikimi është për përballimin e situatës së krijuar nga të dy krizat.


?Në vijim rritëm shpenzimet kapitale na u desh që të ndryshojmë dhe një nen të rëndësishëm të ligjit të buxhetit për të akomoduar dy goditje që ekonomia shqiptare ka marrë, së pari atë nga tërmeti dhe së dyti atë nga pandemia.?


Ndërhyrja në banesat e dëmtuara, por dhe infrastruktura do të jetë në qendër të vëmendjes.


?Fondi i rindërtimit është fondi i parë i cili mori vëmendje në aktin normativ , sigurisht edhe vendime të tjera të pasqyruara me investime në infrastrukturë për punë publike të cilat duhet të përfundojnë dhe i lehtësojnë dhe ekonomisë dhe qytetarëve jetën e tyre.?


Në aspektin e alokimit të fondeve për shëndetësinë Denaj u shpreh se një rishikim akti nuk vendos zgjidhjet afatmesme.


?Në aspekt të alokimit të fondeve për shëndetësinë dhe në paketën e parë, vëmendja kryesore për alokim fondesh u bë për shëndetësinë por duhet të biem dakord që nuk është vetëm një rishikim akti normativ ai që vendos piketat për zgjidhje afatmesme që shëndetësia dhe fondi i shëndetësisë duhet të ketë.?




Fondi i shëndetësisë synohet të jetë në rritje në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe në projektbuxhetin afatmesëm, atë 3 vjeçar ky sektor do të ketë vëmendjen e synuar përtej 6 mujorit.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndryshohet-serish-buxheti-denaj-u-be-per-te-perballuar-covid-19-dhe-termetin/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended