Ora News -Studentja: Kam punuar natën dhe kam mbledhur sherebelë për të përballuar shkollën
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në pamundësi për të përballuar shkollën, studentët sakrifikojnë duke bërë punë nga më të ndryshmet.

Një rast i tillë është edhe hisotria e kësaj studenteje të juridikut, e cila ka qenë e detyruar të punojë natën për të përballuar shpenzimet e shkollës, ndërsa ditën frekuentonte fakultetin.

Ajo thotë se ka qenë e detyruar të punojë, madje duke u ndjerë e paragjykur, por ishte e vetmja mundësi në kushtet kur familja nuk i përballonte dot shpenzimet.

"Unë kam bërë dicka që jam ndjerë e paragjykuar sepse jam edhe femër. Kam punuar natën, sepse ditën unë duhet të humbja shkollën dhe ditën e kam zëvendësuar me natën. Natën jam përballur edhe me rreziqe, jam përballur edhe me opinionin që punoj natën, në fakt e kam bërë për të përballuar tarifën, për të blerë librat dhe për të përballuar shpenzimet si studente", shprehet studentja për Ora News.

Ajo thotë se familja e saj mbahet vetëm nga një asistencë e babait. E pyetur nëse ndihet e frikësuar se mos babait i heqin asistenën për shkak se vajza ka dalë në protestë, studentja thotë se është e gatshme të sakrifikojë edhe ato të ardhura për një arsim më të mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studentja-kam-punuar-naten-dhe-kam-mbledhur-sherbele-te-perballuar-shkollen
Recommended