Ora News - Lokali si fjetore, banorët në Vorë: Rama vjen dhe ikën natën si hajdut, po flemë në stola
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prej 6 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit këta banorë të Vorës kanë gjetur strehë pranë këtij biznesi.

Fjetja në të ftohtë dhe stola për ta është e vështirë, ndaj kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë nga autoritetet se çfarë do të bëhet me ta dhe shtëpitë e tyre, janë ato të sigurta për të jetuar apo jo.

"Shtëpia e ka dalë jashtë përdorimit, janë shembur muret. Nuk ka ardhur njeri të shikojë brenda, vetëm jashtë strukturën. Kjo mund të zgjasë shumë 1 vit, 2. Brenda nuk hyjmë dot po nuk u rregullua. Po flejmë në stola këtu, na u bënë brinjtë copa. Nuk shtyjmë dot një vit në stol, 1 muaj apo 2 mund të durojmë."

"Nuk ka ardhur njeri, as batanijë. Kam një plak 90 vjeç, e kam nisur dje në Vlorë. Këtë batanije e kam marrë nga shtëpia. Të sjellin ndonjë batanije, ndonjë dyshek, ushqim, mjek se jemi me tension."

"Populli është shumë keq. Shtëpitë nuk po vjen njeri ti shohë.Të na sqarojnë të paktën. Nuk bëhet kjo punë kështu. Nuk shtyhet kështu mes dimrit. Shteti ti vërë gishtin kokës. Faleminderit prej jush se këtu nuk ka ardhur njeri me na pa me sy.Mezi nxora një krevat dje nga shtëpia.Duhet të marrin masa, mos të rrinë qeveritarët duarkryq. Kryeministri vjen natën dhe ikën natën si hajdut.Çfarë kryeministri është ai?Qeveria është për popullin. Duam të dimë çfarë do bëjnë me shtëpitë, do ti ndërtojnë apo do ti shkatërrojnë.Të sqarojë popullin, është për të jetuar më siguro, nuk është më gjej vend".

Në Vorë ka edhe mjaft banorë të tjerë që kanë mbetur pa banesa. Dëme ka pasur si në shtëpi private ashtu dhe në pallate. Shumica e qytetarëve janë akomoduar te të afërmit e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lokali-si-fjetore-banoret-ne-vore-rama-vjen-dhe-iken-naten-si-hajdut-po-fleme-ne-stola

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended