Ora News - Prokurori i Apelit në Durrës probleme me pasurinë. Batuta e vëzhguesit ndërkombëtar
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurori i Apelit të Durrësit Bujar Hoti ishte i pari që kaloi në sitën e vettingut të KPK pas pushimeve të verës. Seanca dëgjimore drejtohej nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi, e cila ishte edhe relatore e ceshtjes dhe Olsi Komici.

Prokurori kishte preferuar të ishte vetë ne seancë i shoqeruar edhe nga avokati i tij mbrojtes, Julian Mertiri.

Por ndonëse ILDKPI kishte paraqitur një raport pozitiv sa i takon deklarimit te pasurisë për prokurorin, komisioni ka kryer një hetim më të thellë ku ka konstatuar probleme me deklarimin dhe justifikimin e saj.

Sipas relatores Bekteshi prokurori Hoti, ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 157 m2, dhe shtesë 30 m2, në qytetin e Durrësit, me vlerë 4 milionë e 400 mijë lekë, i blerë me kredi.

Një automjet tip Audi A4, blerë për 6500 euro, një tokë arë 4 mijë m2 në Spitall në Durrës, fituar nga ligji 7501, një zyrë noteriale me sipërfaqë 41.3 m2 dhe një shtesë prej 19.6 metra katrorë.

Për njërin nga fëmijët e Hotit është paguar një tarifë për shkollimin në Universitetin e Oxfordit, në Angli.

Nga hetimit të KPK-së, ka rezultuar se apartamenti në pronësi të Hotit prej 157 m2 është porositur në vitin 2004, për një vlerë prej 70 mijë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vetingu-prokuror-i-apelit-ne-durres-bujar-hoti-sot-para-kpk-se
Recommended