“23-vjeçari u nxor në pritë”/ Dyshohet se Regis Runaj i njihte vrasësit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Regis Runaj në Elbasan.Burime pranë grupit hetimor thanë për vizion plus se i riu ishte nxjerrë në pritë përpara se të ekzekutohej me thikë.EDhe pse deri më tani, ende nuk ka asgjë konkrete, hetuesit e lidhin ngjarjen me vrasjen e mikut të tij, emiljano ramazani. Mendohet se 23-vjeçari Regis Runaj, mund të ketë pasur dijeni mbi autorët e ekzekutimit të këtij të fundit dhe për këtë gjë ai mund të jetë eliminuar si deshmitar.Hetuesit kanë sekuestruar telefonin e viktimës dhe po analizojnë telefonatat dhe mesazhet e dërguara gjatë orëve të fundit nga viktima. Kjo me qëllim identifikimin e personit që e ka nxjerrë në pritë 23-vjeçarin Regis Runaj si dhe të autorëve.Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës pranë varrezave në lagjen ?Emin Matraxhiu?. Trupi i pajetë i të riut u zbulua rreth orës 22:10, i hedhur në një rrugë qorre.Regis Runaj ishte i skeduar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Recommended