Burg përjetë vrasësit të gjyqtares Fildez Hafizi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.Pretenca e organit të akuzës u dha mëngjesin e sotëm, kur organi i akuzës kërkoi që dënimin ai ta vuaj në të një burg të sigurisë së lartë.Ngjarja e rëndë ku mbeti e vrarë Fildez Hafizi ndodhi më 31 gusht te vitit të kaluar.Hafizi u qëllua me plumb në kokë në makinën e saj. Ajo sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi menjëherë pas krimit, u largu duke kërcënuar shoferin e një furgoni, për të përfunduar pak minuta më vonë në komisariatin nr 1.Gjatë procesit gjyqësor, Fadil Kasemi e pranoi krimin ndërsa shpjegoi se marrëdhënia e tyre kishte nisur të përkeqësohej kur Fildez Hafizi kishte fituar studimet për në shkollën e magjistraturës.Edhe tre vjet para krimit të rëndë në Tiranë, Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste nënë e dy fëmijëve të tij, në plazhin e Golemit.

Recommended