Burg përjetë për vrasësin e gjyqtares? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për Fadil Kasemin, 53 vjeçarin që ekzekutoi ish bashkëshorten e tij gjyqtare Fildes Hafizi.

Ndaj Kasemit është ngritur akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, qe sipas kodit penal dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë ajo e armëmbajtjes e cila dënohet nga 5 deri në 15 vite dhe akuza e tretë ajo e rrëmbimit ose mbajtja peng e personit, e cila dënohet nga tre në 5 vite.

Në momentin e arrestimit Fadil Kasemi nuk tha asgjë para efektivëve por vetëm pranoi krimin. Edhe në prani të prokurorit 53 vjecari nuk ka pranuar të flasë për vrasjen si dhe mënyrën se si kishte arritur të siguronte armën.

Në kërkesën e depozituar nga prokuroria e krimeve të rënda pasi ka vrarë ish-gruan, Kasemi i ka dalë përpara me armën në dorë një furgoni, dhe i ka kërkuar ta largonte nga vendi i ngjarjes. ?Gjatë udhëtimit drejtuesi i furgonit ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr. 1 në Tiranë.

Në kohën që i është afruar Komisariatit, ai e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë efektivët, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar Fadil Kasemi duke i hequr armën që mbante në duar.

Recommended