4 vjet burg gjyqtares Ademi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër vite burg për gjyqtaren e Lezhës Parashqevi Ademi dhe po kaq per avokatin Gjovalin Ndoja te akuzuar per korrupsion.Ky ishte vendimi qe dha mesditën e se hënës Gjykata e Krimeve te Renda per dy te akuzuarit. Por ndërsa Ademi, nuk kishte preferuar te ishte e pranishme ne gjykate avokati Ndoja ka pritur i qete vendimin. Procesi u zhvillua me gjykim te shkurtuar dhe dy te pandehurit përfitojnë uljen me 1/3 te dënimit. Prokuroria kishte kërkuar 6 vjet burg per gjyqtaren Ademi dhe 5 vjet për avokatin Ndoja. Gjyqtarja u arrestua se bashku me avokatin Gjovalin Ndoja, pasi u kap ne flagrance duke marre ryshfet ne ambientet e Gjykatës se Lezhës. Sipas Prokurorisë, gjyqtarja kishte pranuar te merrte 200 mije leke nga avokati që në këtë rast bënte edhe punën e sekserit. Ajo do të paguhej në këmbim të lirimit me kusht të një të dënuari.Në momentin e arrestimit gjyqtares Ademi iu gjeten 50 mije leke, ndërsa pjesa tjetër, avokatit. Kjo është gjyqtarja e dyte qe dënohet nga Gjykata e Krimeve te Renda. Pak muaj me pare gjyqtari i Pogradecit Dhimiter Pojanaku, mori 5 vjet burg per korrupsion, ndërkohë qe ndodhet ende ne gjykim për te njëjtën akuze gjyqtari i Sarandës Rasim Doda.

Recommended