Report TV - Beqaj: Të falen gjobat për biznesin ushqimor për periudhën 1 Korrik-31 Gusht 2019!

  • 5 years ago
TIRANË- Nesër pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë projektligji i propozuar nga Ilir Beqaj për faljen e gjobave të  vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor për periudhën 1 korrik 2019 deri në 31 gusht 2019. Gjobat e vendosura nga AKU për biznesin ushqimor janë për mungesë të pajisjes me licenca të veçanta për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Sipas deputetit Ilir Beqaj gjobat kanë qenë të panevojshme dhe nuk janë vënë sipas Kodit Penal dhe se duhet të anulohen pasi bizneset kanë qenë të painformuar.

?U është kërkuar nga AKU, pajisja edhe me një licencë profesionale edhe bizneseve që kishin shumë vite që operonin. Që nuk ishin kërkuar asnjëherë. Shumica e këtyre bizneseve pasi morën gjobën nga informacionet e sakta që unë kam marrë në QKB aplikuan për të marrë licencën dhe 75% e tyre e morën shumë shpejt do të thotë që nuk ka qenë një zgjedhje e biznesit për të zbatuar ligjin por ka qenë një njohje e cekët ligjore. Gjobat kanë qenë të panevojshme. Ajo situatë paligjshmërie nëse ishte e tillë u zgjidh shumë shpejt dhe për këtë arsye në vlerësimin tim ato gjoba duhen anuluar. Ato gjoba nuk janë vënë sipas kodit penal, fryma është e vërtetë që mund të binte pak ndesh?, tha Beqaj.

Recommended