Report TV - Veliaj padit Bashën dhe Tabakun për shpifje dhe shkelje me lejet

  • 5 years ago
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka paditur në gjykatë Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun për shpifje dhe shkelje për lejet e ndërtimit që i kanë dhënë vetes (lexo këtu) gjatë kohës kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj ka paditur për shpifje kryetarin e PD edhe deputeten e PD për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re (lexo këtu). Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e Bashës dhe Tabakut lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë (lexo këtu). ?E paditura ka shpifur publikisht kur deklaron ngjarje dhe fakte tërësisht të pavërteta. Nga momenti i deklarimeve publike të së paditurës dhe deri më datën që po depozitohet kjo kërkesë padi, nga Bashkia e Tiranës dhe paditësi, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk ka dhe nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi në favor të subjektit që përfaqësohet nga zoti Edmond Bego. Ndaj deklarimet publike të të paditurës janë deklarata që bazohen në shpifje dhe fyerje të paditësit, për shkak të funksionit që ai kryen si Kryetar i Bashkisë Tiranë?, theksohet në padi.

Recommended