Report Tv-Parkimet në kryeqytet, Veliaj: Akuzat e opozitës shpifje

  • 5 years ago
Pasditen e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku u morën disa vendime të rëndësishme vetëm me votat e shumicës, pasi LSI-ja që ishte e vetme nga opozita në sallë u largua pas debatit. Pika që solli më shumë debat ishte ajo për parkingjet. Në fund Këshilli Bashkiak i Tiranës e miratoi vendimin ?Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 ?Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar?.

Me anë të këtij vendimi, sipas bashkisë së Tiranës do të bëhet e mundur që përveç dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking, pagesa të bëhet edhe nëpërmjet alternativave të tjera siç janë pajisjet vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor.

Për këtë projektvendim, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e akuzoi sot Erion Veliaj se po i jep parkingjet me koncesion (lexo këtu). Por, kryebashkiaku Veliaj hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke sqaruar se qëllimi i vetëm i saj është lehtësimi i qytetarëve. ?Kam dëgjuar aq shumë çudira që qartazi vijnë nga njerëz që nuk kanë lexuar relacionin. Nuk e japim me koncension se nuk jemi çmendur që të japim një gjë që mezi e krijuam dhe që po del shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e parkimit ta japim me koncension! S?jemi budallenj por kemi pasur raste, një rast konkret, ambasadori ynë në Turqi i cili thotë me numrin tim turk unë nuk e paguaj dot edhe pse është shumë konveniente kjo që keni bërë me pagesë, ndaj shumë njerëz sidomos turistë na kanë kërkuar që të ketë një automat, siç ka kudo jashtë, çdo 100 metra, 500 metra hajde ta vendoësim që të kem mundësi ta paguaj edhe me xheton.

Recommended