Akuzat e opozitës, Banka e Shqipërisë: ABI Bank ka marrë vlerësim të integruar

  • 5 years ago
Banka e Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të javëve të fundit nga opozita, më së shumti nga ish-kryeministri Sali Berisha për ABI Bank. Banka e Shqipërisë thekson se e çmon të nevojshme të përcjellë një sqarim të plotë, lidhur me këto deklarata mbi Bankën Amerikane të Investimeve.

DEKLARATA E PLOTE
Transferimi i pjesëmarrjes në kapital

Banka e Shqipërisë me Vendim Nr. 73 të datës 7 tetor 2015 të Këshillit Mbikëqyrës ka miratuar transferimin në masën 100 për qind të pjesëmarrjes influencuese në kapitalin aksionar të Bankës Credit Agricole Shqipërisë sh.a. nga IUB Holding, Francë tek shoqëria Tranzit sh.p.k., subjekt financiar jobankë regjistruar në regjistrin tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në vitin 2009 e pajisur nga Banka e Shqipërisë me licencën nr. 20, datë 04.08.2010, për të ushtruar veprimtarinë financiare të kredidhënies.

Pas këtij vendimi, në dhjetor 2015 është miratuar ndryshimi i emrit të Bankës Credit Agricole, Shqipëri në Banka Amerikane e Investimeve.

Baza ligjore e vendimmarrjes

Miratimi paraprak i transferimit të 100 për qind të pronësisë së aksioneve të kapitalit të Bankës Credit Agricole Shqipëri, nga ?IUB Holding? SA, Francë (shitësi) tek Shoqëria ?Tranzit? shpk. (blerësi) është shqyrtuar, vlerësuar dhe miratuar në bazë dhe në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi, më konkretisht:

neni 4, pika 8 dhe neni 24, pika 1, shkronja ?gj? e ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 ?Për bankat në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar;
neni 25 i ligjit për bankat, pas vlerësimit të të gjitha kushteve ligjore të ndryshimit të pjesëmarrjes influencuese të bankës ose degës së bankës së huaj;
rregullorja nr.14, datë 11.03.2009 ?Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë?, nenit 17 të saj, me plotësimin e kushteve dhe dokumentacionit të nevojshëm për t?u paraqitur në Bankën e Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative, ka vlerësuar integritetin dhe reputacionin e aksionerëve të rinj si edhe të aksionerëve të tërthortë të Bankës, bazuar në dokumentacionin e mëposhtëm:

vërtetimin e autoritetit të tatim-taksave, për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga shoqëria Tranzit sh.p.k.;
vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në Ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, New Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë të përjashtuara nga taksat;
vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në Ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, New Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë në gjendje të mirë dhe vijojnë aktivitetin;
vërtetimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për Tranzit sh.p.k. dhe NCH Capital, sipas të cilit nuk ka informacion me interes për reputacionin e tyre;
çdo deklarim të bërë nga aksionarët deri në përfituesit e fundit (z. George Rohr dhe Moris Tabacinic) në lidhje me shlye...

Recommended