Denaj: Akuzat e opozites nuk qendrojne

  • 4 years ago
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, i hedh poshtë akuzat e opozitës për lënien pas dore të biznesit gjatë kohës së pandemisë. Nga një kompani fasone në Tiranë, ajo renditi një sërë shifrash.
"Numrat dhe shifrat flasin vetë dhe janë 4 miliardë lekë të disbursuara nga një total kërkese prej 6.5 miliardë lekësh, ku total garancia është ofruar me 11 miliardë dhe afati është deri në datën 30 Qershor për bankat".
Denaj thotë se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë dhe se së shpejti qeveria do të ndërmarrë edhe një paketë të tretë ndihme.
"Nuk është vetëm garancia e parë sovrane, është e dyta dhe ndoshta edhe garancia e tretë e cila do të duhet në mënyrë absolute të ndihmojë në një riorganizim. Të gjitha këto do jenë në planin e rimëkëmbjes, paketa e tretë ekonomike që do të anonçohet nga qeveria me fokusin rimëkëmbjen post-Covid"
Kreu i Financave përmendi edhe ndryshimin e aktit normativ të miratuar në Kuvend për shtyrjen e pagesës së tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, për në vitin 2021.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended