Ora News - Çështja “CEZ”, GJKKO rrëzon padinë e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës për shpifje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi rihapjen e hetimeve ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla. Togat e zeza kanë rrëzuar padinë e bërë nga Shkëlzen Berisha ndaj kreut të grupit parlamentar socialist për shpifje në lidhje me çështjen CEZ. Sipas gjykatës, pala kërkuese nuk paraqiti prova të mjaftueshme në seancë.

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Shkëlzen Berishës për rihapjen e hetimeve ndaj deputetit të PS-së, Taulant Balla.

Berisha e akuzonte zyrtarin e PS-së për kryerjen e veprës penale të shpifjes, ?nxjerrjes së akteve sekrete? dhe ?shpërdorim të detyrës?.

Berisha ishte ankuar në Gjykatën e Posaçme duke kërkuar prishjen e vendimit të ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës.

Çëshja ka lidhje me padinë e ngritur nga Berisha ndaj Ballës për shpifje në lidhje me çështjen CEZ.

Berisha pretendon se gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, Taulant Balla, ka publikuar akte personale të transaksioneve tatimore të Shkëlzen Berishës në kundërshtim me ligjin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/padia-shpifje-beteja-mes-berishes-dhe-balles-vijon-ne-gjykaten-e-posacme-te-apelit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended