RTV Ora - Partia Socialiste publikon sloganin një ditë para çeljes së fushatës zgjedhore
  • 5 years ago
#rtvora

Me sloganin ?Bashkia që Duam për Shqipërinë që duam 30 Qershor? Edi Rama mbledh nesër 61 kandidatët për kryetarë bashkie në kryeqytet.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit në vendin tonë fushata elektorale do të hapet pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike, e cila është e vendosur që të mos shkojë në zgjedhje me Kryeministër Edi Rama.

Deri më tani bëhet e ditur se do të jetë kryeministri Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetarja e PS për Tiranën Blerina Gjylameti që do të mbajnë fjalën në çeljen e fushatës elektorale.

Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, socialistët do të garojnë të vetëm në 33 bashki, ndërsa në 22 njësi vendore do të kenë përballë kandidatët e Bindjes Demokratike ose të pavarur.

Për 6 bashki do të garojnë më shumë se 2 kandidatë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/partia-socialiste-publikon-sloganin-nje-dite-para-celjes-se-fushates-zgjedhore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended