Ora News - BOOM: Banorit në Lezhë i faturohet energjia mbi 1 mln lekë për dy muaj

  • 5 years ago
#oranews #boom

Emisioni BOOM ka trajtuar rastin e një familjeje në Lezhë ku brenda dy muajve është faturuar 1 200 mijë lekë të vjetër nga OSHE-ja, ndërkohë që në kompani i thonë se është bërë një ngatërresë.

Banori Lekë Hilaj iu drejtuar redaksisë së BOOM për të zgjidhur shqetësimin e tij, ndërsa drejtori i OSHE në Lezhë, premton zgjidhjen e problemit brenda pak ditëve.

Lek Hilaj: OSHE-ja e Lezhës më ka vënë në ngarkim dy fatura, një mbifaturim për muajin janar 500 mijë lekë dhe një 700 mijë lekë për muajin dhjetor. Kam shkuar me bo ankesë. Kam shkuar pranë për herë të dytë. Do t'i heqim. Thonë është bërë ngatërresa prapë. Shkoj nga data 12 dhjetor dhe deri më sot. Mesatarisht në muaj paguaj 18 mijë, deri në 25 mijë. Unë nuk kam fabrikë. Nuk mund të harxhojë 700 mijë lekë një llambë, televizor dhe fabrikë. Kërkesa është që të hiqet mbifaturimi 700 mijë lekë.

Drejtori i OSHE në Lezhë: Ai ka shumë të drejtë, bile i kërkojmë edhe ndjesë. Zotëria është mbifaturuar në muajin nëntor, është mbifaturuar edhe në muajin dhjetor. Ka bërë ankesë në muajin nëntor, nuk mbingarkohet as për ta paguar dhe me bërjen e ankesës dhe as ecën kamata.

Alekta Çejku: Pse nuk ka marrë përgjigje?

Drejtori i OSHE në Lezhë: Tani unë nuk jam në gjendje ta them. Nuk ka mundësi që një familjar të harxhojë 6371 kw energji elektrike, kështu që ka shumë të drejtë. Unë i kërkoj ndjesë për shqetësimin. Kemi edhe ne njerëz të pandërgjegjshëm. Është gabim i lexuesit. Mund të jetë edhe gabim sistemi. Deri të enjten tjetër ne do ta mbarojmë këtë punë. 99% këtë punë deri ditën e enjte do ta mbarojmë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/boom-banorit-ne-lezhe-i-faturohet-energjia-mbi-1-mln-leke-dy-muaj
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended